Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur fajtor për shpifje Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, ndaj të cilit kishte një kallëzim penal për shpifje nga një gardian i burgut të Peqinit.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Nokën, i cili kishte pwrfshirw punonjwsin e burgut tw Peqinit Gjergji Vishkuli nw njw listw me punonjws qw punonin pwr Sara Milan. Dwnimi wshtw dhwnw pwr “cenim tw nderit dhe tw personalitetit si dhe cenim tw imazhit personal, profesional”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Padia u bë nga një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste. Burgu i Peqinit, tha Noka në denoncimin e tij, ishte kthyer në shtab fushate elektorale për kandidaten socialiste, Sara Mila.
Megjithwse Noka nuk ka mundur tw provojw pwrfshirjen e Gjergji Vishkulit nw fushatwn pwr Sara Milan, duhet thwnw se ajo mori 92 vota nga 103 tw burgosur gjithsej.

Vendimi
“I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;
2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.
3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:
Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “-
Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.
Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.
-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese.
Shpenzimet gjyqësore të kryera deri në këtë moment, i ngarkohen palës së dëmtuar akuzuese.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 03.10.2025″.
The post “Bën fushatë për Sara Milan”/ Gjykata dënon Nokën, por Mila doli me 92 vota në burg appeared first on Lapsi.al.
