Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarë, foli për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashki.
“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga presidenti I Republikës dhe dukë thënë këtë KQZ nuk mund të vë ne diskutim vendimmarrjen ligjore, detyra e KQZ-së është të organizojë zgjedhjet dhe nuk e ka fare në kompetencë të debatojë vendimmarrjet e institucioneve, në këtë rast presidentit dhe Këshillit të Ministrave. Me pak fjalë KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet dhe nuk mund të bëjë kundërshtime për vendimmarrjen”, u shpreh Celibashi.
The post “KQZ nuk diskuton dekretin e Presidentit”, Celibash: Detyra jonë është vetëm organizimi i procesit të 9 Nëntorit appeared first on GIJOTINA.
