Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet e kripura

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ermand Mertenika, inxhinier fizikant biomjekësor, ka folur në media lidhur për zhvillimin e teknologjisë dhe robotikës, duke zbuluar kostot e larta që shoqërojnë këtë fushë.

“Sistemet robotike janë shumë të kripura. Duhet të kesh shumë kapital që ta marrësh një robot, pa harruar edhe koston e mirëmbajtjes, pasi çdo sistem robotik kërkon shërbime elektronike të vazhdueshme,” u shpreh Mertenika.

Sipas tij, një robot i avancuar shkon në çmimin minimumi 1 milion euro, ndërsa çmimi mund të rritet ndjeshëm në varësi të funksioneve dhe përdorimit.

Megjithatë, sipas deklaratave të mëparshme të Elon Musk, prodhimi masiv i robotëve në të ardhmen mund të ulë ndjeshëm çmimet, duke i bërë ata më të aksesueshëm për përdorim të gjerë.

Teknologjia shihet si një revolucion i afërt, por për momentin, çmimi i robotëve mbetet një luks i paarritshëm për shumicën./A2 CNN

The post Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet e kripura appeared first on Fast News Economy.

Shpërndaje: