Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.
Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit. E ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.
Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili në momentin ku u largua nga vendi i krimit u pa nga banorët e zonës me njolla gjaku në trup.
The post Theri me thikë shokun në mes të rrugës! Zbardhet krimi në Babrru appeared first on Lapsi.al.
