Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
The post Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.
