Një tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste të rëndësishme.
Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi dhe ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Basaksehirit ndërsa asistoi për golin e dytë dhe të fitores, të realizuar nga Mohamed Salah.
Në Itali, Cristian Shpendi shënoi për Cesenën në përballjen ndaj Sampdorias teksa realizoi në minutën e 17-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin në ndeshjen e cila përfundoi në barazim 1-1.
Në Iran, Jasir Asani shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 2-0 të Esteghlal ndaj Sepahanit teksa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 4-t, me një goditje me të majtën nga jashtë zonës.
Në Greqi, Stavro Pilo kontribuoi në fitoren 4-0 të AEK Athens ndaj Iraklis 1908 ku dha asistin për golin e dytë të takimit, të shënuar nga Jovic në minutën e 19-të.
Në Kroaci, Etnik Brruti shënoi për Hajduk Split në fitoren 4-0 ndaj Osijekut duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 9-të të takimit.
Në këtë javë, me skuadrat e tyre janë aktivizuar edhe legjionarë të tjerë të Kombëtares shqiptare, mes tyre Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
The post Nga Muçi te Asani e Shpendi, legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste appeared first on Euronews Albania.
