Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Edi Rama s’ka kohë për të humbur. Do të shkojë përpara me shpejtësi për zgjedhjet në Tiranë edhe pse dekretimi i nga kreu i shtetit është haptazi antikushtetues.
Në funksion të fushatës në Tiranë, Edi Rama ka mbledhur tani në orën 17:00 në takim ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së. Ai pritet të japë udhëzime për organizimin elektoral në bashkitë ku është dekretuar të zhvillohen zgjedhjet.
Beteja më e nxehtë pritet të bëhet në Tiranë, ku kryeministri ka kërkuar angazhim të të gjithë ministrave, deputetëve dhe kandidatëve për deputetë. Kjo fushatë do të udhëhiqet nga Belinda Balluku. ©LAPSI.al
The post Zgjedhjet, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS appeared first on Lapsi.al.
