Gjykata e OKB-së në Hagë njoftoi këtë të enjte se, me urdhër të gjyqtarit më të lartë të saj, autoritetet holandeze kanë nisur një hetim për rrethanat e vdekjes së kriminelit serb të luftës në Bosnjë, Ratko Mladiç, i cili humbi jetën në moshën 84-vjeçare në burgun e Kombeve të Bashkuara.
Në maj, gjykata kishte rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij për lirimin nga burgu, ndërsa ai po përballej me probleme të rënda shëndetësore.
Në atë kohë, gjykatësi e kishte cilësuar gjendjen e Mladiçit si “të tmerrshme”, por kishte vlerësuar se ai po merrte “trajtim gjithëpërfshirës dhe të dhembshur” në burg.
Avokatët e tij deklaruan më herët se Mladiç kishte qëndruar për një kohë të gjatë i shtrirë në shtrat ose në karrocë me rrota. Sipas tyre, ai kishte pësuar gjithashtu një goditje në tru, e cila dyshohej se e kishte lënë pothuajse të paaftë për të folur.
Mladiç, ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës, ishte dënuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
The post Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e Ratko Mladiçit, autoritetet holandeze nisin verifikimet appeared first on Euronews Albania.
