Manchester City i mjafton goli i Haaland

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kur “përbindëshi” është në formë, edhe Mançester Siti ecën me ritmin e duhur.

Sot, “qytetarët” mundën Brentford në transfertë pikërisht falë golit të vetëm të shënuar nga Haland në pjesën e parë të takimit.

Sulmuesi shënoi “me dhunë” në minutën e 9-të të takimit duke marrë me vete këdo që i dilte para, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që e mbrojti deri në fund.

Ky sukses çoi në 9 numrin e golave të shënuar nga norvegjezi pas vetëm 7 javësh në Premier Ligë, teksa mbajti edhe Mançester Sitin në ndjekje të Arsenalit, me 3 pikë diferencë nga “topçinjtë” kryesues.

gijotina.com/

The post Manchester City i mjafton goli i Haaland appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: