Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, plagoset rëndë polici

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja.

Mësohet se gjatë tentativës për t’iu shmangur policisë ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor.

Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes.

Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.

The post Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, plagoset rëndë polici appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: