Aksidenti në superstradën Lezhë-Milot/ Humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtuesi i motoçikletës, i cili ishte pjesë e aksidentit të trefishtë këtë mëngjes në superstradën Lezhë-Milot ka ndërruar jetë. Viktima 75-vjeçar, nuk ka mundur të shpëtohet nga mjekët si pasojë e trondtjes së rëndë.

Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll, ku dy automjete dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën.Policia raporton se nuk ka të lënduar të tjerë dhe se po heton më shumë mbi ngjarjen.

The post Aksidenti në superstradën Lezhë-Milot/ Humb jetën drejtuesi i motoçikletës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: