Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Nuk dihet ende se si Gjon Shkëmbi arriti të futet i armatosur në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, por sapo ka parë gjykatësin Astrit Kalaja ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me disa plumba në gjoks. Të shtënat kanë qenë fatale dhe e kanë lënë të vdekur gjykatësin, ndërsa kanë plagosur 3 persona të tjerë në sallën e gjyqit.
Një prej të plagosurve është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe njerëzve të tjerë që ishin në sallën e gjyqit kanë neutralizuar atentatorin Gjon Shkambi.
Shkak i konfliktit duket të ketë qenë një konflikt pronësie, ndërsa në orën 14:00 pritej të jepej vendimi i Apelit nga gjykatësi Astrit Kalaja.
Dy të plagosurit e tjerë janë babë e bir, Rakip dhe Evis Kurtaj dhe ishin personat që kishin konfliktin pronësor me Gjon Shkambin.
Sipas informacioneve paraprake, atentatori është ndaluar menjëherë pas ngjarjes dhe është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.
The post Atentati për konflikin e pronave/ Pse e vranë gjykatësin e Apelit, Astrit Kalaja appeared first on Lapsi.al.
