Gjin Gjoni: Vrasja në sallën e gjyqit, dëshmi e rënies së shtetit,Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes tragjike ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në një intervistë në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, Gjoni e cilësoi vrasjen si një akt që tregon dështimin total të shtetit dhe një alarm për gjendjen e sigurisë në vend.

“Kam pasur rastin të jem me të ndjerin në të njëjtin trup gjykues. Padyshim, kjo ngjarje është shumë e rëndë për sistemin e drejtësisë. Shteti ka rënë në sallën e gjyqit – aty ku ndërtohet një shtet ligjor,” – tha Gjoni.

Sipas tij, një akt i tillë i paprecedentë nuk ka ndodhur as në kohët më të errëta të Shqipërisë.

“Nuk ka ndodhur as në vitin 1997, kur shteti ishte i shpërbërë. Ky është dështim i funksionimit të shtetit. Ministri i Drejtësisë dhe ai i Brendshëm duhet të kishin dhënë dorëheqjen menjëherë, për të dhënë një mesazh se gjërat fillojnë të ndryshojnë,” – shtoi ai.

Deputeti demokrat theksoi se përveç dhimbjes për humbjen e një gjyqtari në detyrë, ky është moment reflektimi për të gjithë politikën dhe institucionet që kanë lejuar degradimin e sigurisë dhe autoritetit të drejtësisë në vend.

The post Gjin Gjoni: Vrasja në sallën e gjyqit, dëshmi e rënies së shtetit,Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: