Si hyri autori me armë zjarri në Gjykatë? Skaneri nuk punonte prej ditësh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me nlidhur gjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Elvis Shkëmbi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie. Bëhet me dije se te dera e Gjykatës mund të futet kushdo, edhe i armatosur, pasi skaneri i Gjykatës së Apelit nuk punonte prej ditësh.

Nga dëshmia paraprake e rojes së sigurisë, bëhet me dije se skaneri i gjykatës jo vetëm sot, por prej ditësh skaneri ishte jashtë funksionit. Ndërkohë sa i përket dinamikës së ngjarjes brenda sallës së gjyqit, mësohet se gjatë seanca është zhvilluar para tensione dhe të dyja palët kanë dhënë pretendimet e tyre. Por kjo situatë ka zgjatur deri në orën 15:40, në kohën kur gjyqtari Astrit Kalaja po lexonte vendimin mbi çështjen e pronësisë.

Në mometin që Kalaja ka nisur të lexojë vendimin kundër familjes Shkëmbi, autori 31-vjeçar Elvis Shkëmbi ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit. Më pas shkëmbi ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Këta të fundit ishin nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel. Shkëmbi pas të shtënave ka lënë armën te roja e sigurisë dhe ka dalë duke qëndruar jashtë oborrit të Gjykatë, aty ku dhe u arrestua nga policia. Gjithashtu autori ka pohuar para bluve se ka qenë vetë ai që ka kryer krimin. /Dosja.al

The post Si hyri autori me armë zjarri në Gjykatë? Skaneri nuk punonte prej ditësh appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: