PS padit KQZ-në, për afatet, fletën e votimit dhe përdorimin e teknologjisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar një padi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit. Bëhet me dije se objekti i padisë është mosmarrja e vendimeve thelbësore që PS i konsideron të domosdoshme për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të drejtë. Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Administrative të Apelit, thuhet se ditën e nesërme më 8 tetor 2025, në orën 09:00, do të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor, me procedurë urgjente.

Njoftimi:

Në datën 08.10.2025, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.32 Regjistri Themeltar Dt.07.10.2025 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.

OBJEKTI: Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, për:

1. “Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

2. “Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

3. “Përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

4. “Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; sipas projektvendimeve të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e Komisionit Rregullator të datës 06.10.20251 .

BAZA LIGJORE: Nenet 26, 145, 152, 153, 155, 156, 158, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Tiranë, më 07.10.2025

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.

The post PS padit KQZ-në, për afatet, fletën e votimit dhe përdorimin e teknologjisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: