Pas dështimit të konsitutimit të Kuvendit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për votimin e nënkryetarëve.
“Së pari u zgjodh Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve.
Le te jemi pozitiv dhe konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që ‘ti evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.
Vetëvendosje tha se nuk i voton nënkryetarët e propozuar të PDK-së dhe LDK-së sepse ata votuan kundër dhe abstenuan për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.
The post Kurti kërkon marrëveshje politike për nënkryetarët e Kuvendit appeared first on Euronews Albania.
