Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Britanike dënon me forcë aktin e rëndë të dhunës, ndërsa u bën thirrje autoriteteve shqiptare për të marrë masa më të forta në mbrojtje të sigurisë së gjyqtarëve dhe institucioneve të drejtësisë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij,” – thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada thekson se siguria e gjyqtarëve është themel për një sistem drejtësie funksional dhe të pavarur, duke nënvizuar se dhuna ndaj magjistratëve është e papranueshme në çdo shoqëri demokratike.

Reagimi vjen në një kohë kur ngjarja ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë fizike në ambientet e gjykatave, çështje për të cilën edhe aktorë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësim.

Autoritetet shqiptare janë duke hetuar ngjarjen, ndërkohë që pritet një rishikim urgjent i protokolleve të sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në postim.

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: