Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sotir Kllapi ka hyrë në garë për kreun e SPAK.
Kllapi, deri më tani është emri i 5-të i zyrtarizuar si kandidat për kreun e ri të SPAK.
Kandidaturën e kanë dorëzuar edhe prokurorët e posaçëm: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi.
Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit.
The post Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin appeared first on GIJOTINA.
