Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor.
Demokratët kanë zgjedhur Eduart Brahilikën, avokat me profesion, për të përfaqësuar siglën e tyre në këtë garë.
Brahilika do të përballet me Altin Bojnin, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak të Matit.
Kujtojmë se PD-ja ka zyrtarizuar edhe kandidatin për Bashkinë e Tiranës, duke shpallur mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj në zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti.
The post PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Matit, garë e fortë me PS-në. Emri… appeared first on GIJOTINA.
