Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës.
Në një njoftim për median, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës deklaron se vendimi i gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” thuhet në njoftim.
Lexo më tej: Kushtetuesja i prish lojën Ramës, anulohen zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë
The post Anulimi i zgjedhjeve/ Begaj i bindet Gjykatës Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.
