Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi pjesërisht dekretin nr. 350, datë 01.10.2025, që caktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës.

Në një njoftim për media, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në Presidencë thekson se Presidenti respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” – thuhet në deklaratë.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesave të ngritura mbi legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e vendimit presidencial për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Institucioni i Presidentit nuk ka dhënë ende komente shtesë mbi hapat e mëtejshëm pas këtij zhvillimi.

The post Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: