Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e së premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet momenti ku efektivët civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike.
Agjentët nxjerrin nga makina 3 persona, i shtrijnë përtokë dhe i vënë në pranga. Identiteti dhe arsyet e ndalimit nuk janë bërë ende publike.
Dëshmitarët në vendngjarje shihen të trembur e të frikësuar nga skena, e bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave. /Lapsi.al
The post PAMJET/ Policia ndalon “Audin” luksoz, prangos 3 persona në mes të Tiranës appeared first on Lapsi.al.
