Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Në videon e publikuar nga JOQ, shihet momenti ku efektivët civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike.
Agjentët i nxjerrin nga makina, i shtrijnë përtokë pranë Kryeministrisë dhe i vënë në pranga tre personave që ndodheshin brenda mjetit, të cilët mësohen se ishin të shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.
Dëshmitarët në vendngjarje shihen të trembur e të frikësuarnga skena, e bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave
The post (VIDEO) Civilët rrethojnë “Audin” me targa angleze! Operacionalja shtrin në tokë tre persona pranë Kryeministrisë appeared first on GIJOTINA.
