Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Më pak se një orë na ndan nga starti i duelit historik mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren historike, arritjen në “Play Off” të Botërorit 2026.
Pas publikimit të formacionit zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar dhe fanellat të cilat do të veshin lojtarët në fushë.
Bëhet fjalë për fanellën e bardhë, e njëjta ngjyrë si ajo që lojtarët veshën 11 vite më parë në Beograd, aty ku morën fitoren në tavolinë dhe që ndihmuan Shqipërinë të arrinte kualifikimin historik në Europian.
gijotina.com/
The post Gjithçka gati për Serbinë, Federata Shqiptare zbulon fanellat që do të veshin yjet kuqezi appeared first on GIJOTINA.
