‘Me të bardha’ në ndeshjen me Serbinë, Federata Shqiptare zbulon fanellat që do të veshë Kombëtarja mbrëmjen e sotme (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në orën 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë, në sfidën kualifikuese të Botërorit 2026, që zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku shihet se kuqezinjtë do të luajnë me fanellën e bardhë, ndërsa Serbia, si skuadër vendase, do të zbresë në fushë me veshjen e kuqe tradicionale.

Para kësaj ndeshjeje, ekipi i Sylvinhos renditet në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa Serbia e Stojkoviç ndodhet në vendin e tretë, duke e bërë këtë duel vendimtar për garën e “play off”-it.

The post ‘Me të bardha’ në ndeshjen me Serbinë, Federata Shqiptare zbulon fanellat që do të veshë Kombëtarja mbrëmjen e sotme (VIDEO) appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: