Me pistoletë dhe kokainë, arrestohet shqiptari në Selanik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore arrestuan në një zonë të Selanikut, një shqiptar 36-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

Konkretisht, 36-vjeçarit iu gjet në posedim një pistoletë me ajër, 103 fishekë metalikë dhe një pako najloni të improvizuar që përmbante kokainë me një peshë bruto prej 2.9 gramësh.

Sendet e paligjshme u gjetën të fshehura me kujdes në një makinë tip “Smart” në pronësi të të pandehurit, konkretisht nën sediljen e shoferit, në një kuti përkatësisht pranë timonit dhe në vrimën e ajrit të kondicionuar.

I arrestuari është shoqëruar në organin kompetent të prokurorisë.

The post Me pistoletë dhe kokainë, arrestohet shqiptari në Selanik appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: