Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri holandez, Rob Jetten këtë të martë ka zhvilluar për Euronews Albania një intervistë të shkurtër nga Ankaraja: Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha e pyeti Jetten lidhur me Kosovën dhe nëse ajo do të bëhet një ditë pjesë e NATO-s.

Në përgjigjen e tij, kryeministri holandez theksoi se shpreson që Kosovë të bëhet një ditë pjesë e familjes evropiane.

Gazetari: Zoti kryeministër, a e keni ende qenin nga Kosova?

Kryeministri Jetten: Po, ende e kam.

Gazetari: A ishte e rëndësishme për ju që ta adaptoni nga Kosova?

Kryeministri Jetten: Ishte një qen shumë i mirë rrugësh, dhe unë i dua qentë.

Gazetari: A prisni që Kosova të bëhet vend anëtar i NATO-s një ditë?

Kryeministri Jetten: Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e famijes evropiane një ditë, po.

Gazetari: Faleminderit.

The post Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: