Zbulohet formacioni zyrtar/ Kombëtarja niset për në stadium, autobuzi i rrethuar me polici dhe forcat speciale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pak orë na ndajnë nga “finalja” e madhe mes Serbisë dhe Shqipërisë, aty ku kuqezinjtë luajnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme në këtë fushatë kualifikuese.

Nga pamjet shihet që jashtë hotelit ku është grumbulluar Kombëtarja, ndodhen forcat e policisë, xhandarmeri dhe forca speciale, të cilat do të shoqërojnë ekipin nga qyteti i Nish për në stadiumin e Leskovcit.

Sfida do të startojë në orën 20:45. Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.

Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

gijotina.com/

The post Zbulohet formacioni zyrtar/ Kombëtarja niset për në stadium, autobuzi i rrethuar me polici dhe forcat speciale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: