Policia turke kreu bastisje dhe arrestime të shumta herët mëngjesin e kësaj të diele në bare dhe shtëpi të aktivistëve LGBTQI+, njoftuan autoritetet dhe një nga shoqatat e synuara.
“Brenda kuadrit të operacioneve ‘Familja ime është e sigurt’ të kryera në bashkëpunim me forcat tona të policisë dhe xhandarmërisë, u ngritën procedura ligjore kundër 162 të dyshuarve, 9 shoqatave dhe 13 kompanive në gjithsej 15 provinca , përfshirë ato të Stambollit dhe Ankarasë, shkroi Ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek në X.
Ministri nuk specifikoi se sa persona janë arrestuar, por theksoi se këto operacione janë pjesë e “Dekadës së Familjes”, e shpallur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbrojtur fëmijët, institucionin e familjes dhe rendin shoqëror.
Në Stamboll , policia bastisi një bar dhe një klub nate të konsideruar si strehë për komunitetin LGBTQ+.
Homoseksualiteti nuk është kriminalizuar në Turqi, por homofobia është e përhapur edhe në krye të shtetit, pasi presidenti Erdogan i përshkruan rregullisht personat LGBTQ+ si “pervers” dhe i akuzon ata si përgjegjës për rënien e shkallës së lindjeve.
The post Policia turk bastis bare dhe shtëpi të aktivistëve të komunitetit LGBTQ+, procedohen 162 persona appeared first on Euronews Albania.

“AİLEM GÜVENDE” operasyonu başladı.