Aksident në autostradën Milot–Mamurras, përplaset makinë me autobus – dy të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut.

Në aksident janë përfshirë një automjet i vogël dhe një autobus. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në makinën e vogël kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht, pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë shpëtuar pa lëndime.

The post Aksident në autostradën Milot–Mamurras, përplaset makinë me autobus – dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: