FOTOLAJM/ Qytetari i Kosovës voton Rey Manajn në zgjedhjet lokale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rey Manaj është bërë idhull te shumë shqiptarë pas golit të fitores në ndeshjen me Serbinë. Fitorja nxori në rrugë mijëra shqiptarë, nga Tirana në Prishtinë dhe në qendrat e tjera europiane.

Në Mitrovicë i kushtuan edhe një murale ndërsa një gjest më interesant ka bërë një votues në Ratkoc në komunën e Rahovecit në Kosovë.

Në fletën e votimit ku duhet të zgjidhte mes kandidatëve për kryetar komune, ai ka shënuar emrin e lushnjarit. Vota do të shpallet e pavlefshme, por kjo duket se pak rëndësi ka për personin në fjalë. Fotoja është bërë menjëherë virale. /LAPSI.al

May be an image of ticket stub and text that says 'Kaи4Bb KOHA Guadine gimlhiese .ล Catottltion ElectiouCos . wIatoren 1616/04 ZGJEDHJETPER PER KRYETAR KOMUNE 2025 IZBORI ZA 2025 Votoni EM NJỀ KANDIDAT Glasajte SAMO JEDAN K X 105 ALI DULA Lëvizja VETEVENDOSJE! X 113 LDK LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES LDK BURIM KRASNIQI 174 X SMAJL LATIFI AAK ALEANCA PER ARDHMÉRINE E KOSOV X 191 191PDK PDK PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES -PDK EDON CANA V REY MANA] RATKOC-'

Pas triumfit historik ndaj Serbisë, mural me Rei Manajn në Mitrovicë •  KosovaPress

The post FOTOLAJM/ Qytetari i Kosovës voton Rey Manajn në zgjedhjet lokale appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: