Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës, ku janë zbuluar 4002 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis, si dhe 510 gramë të kësaj lënde në formë boçe. Sipas njoftimit zyrtar, lënda narkotike është gjetur në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë.

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht pesë kryetarë fshatrash për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

The post Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: