Zbulohen mbi 4 mijë bimë narkotike në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në disa fshatra të Shkodrës janë gjetur 4002 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes. Policiae Shkodrës bën me dije bëjnë me dije se janë proceduar  penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për  kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, vijojnë me intensitet kontrollet në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve.

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:
-për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj.;
-për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K..

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

The post Zbulohen mbi 4 mijë bimë narkotike në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: