Mori me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në kuadër të një operacioni në Qarkun e Durrësit, autoritetet kanë arrestuar Dorjan Sherifin, i cili dyshohet se kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli. Ky i fundit ishte arrestuar më parë në një apartament pranë “Liqenit të Thatë”.

Aldo Avdyli ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet e përfshirjes në atentatin ndaj Edmir Bregut. Arrestimi i tij ishte pjesë e hetimeve intensive të organit të posaçëm, ndërsa arrestimi i Sherifit përbën një hap të rëndësishëm në zbardhjen e këtij rasti.

Hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin dhe lidhjet e mundshme të përfshira në këtë çështje.

The post Mori me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli, arrestohet bashkëpunëtori i tij appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: