Serbia kalon testin Andorra dhe vjen -1 nga Shqipëria: Anglia kualifikohet zyrtarisht

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmje e rëndësishme europiane, mbi të gjitha për Shqipërinë. Kombëtarja e teknikut Sylvinho fitonte miqësoren me Jordaninë me mendjen në Andorra, ku Serbia eviton kapitullimin. Skuadra e teknikut provizor Mirkovic triumfon 1-3 me përmbysje e ndihmuar nga golat e Vlahovic dhe Mitrovic. Serbët vijnë tashmë një pikë larg Shqipërisë, duke e bërë edhe më të ethshme transfertën e nëntorit për kuqezinjtë. Anglia ndërkohë kualifikohet pas suksesit 0-5 në Letoni, që i con lojtarët e Tuchel në Botëor pa pësuar asnjë gol.

Estonia e Moldavia përligjin vendet e fundit me një barazim 1-1, që nuk ka asnjë vlerë për renditjen e grupit, përvec se konfirmon miqtë në vendin e fundit me pikën e parë të fituar. Avantazhi i Kait në minutën e 12’ u venit nga goli i Bodisteanu në minutën e 64’, që gjithësesi mban estonezët në kuotën e 4 pikëve.

UEFA World Cup 2026

Ireland 1-0 Armenia
Portugal 2-2 Hungary

UEFA World Cup 2026

Estonia 1-1 Moldova
Italy 3-0 Israel

UEFA World Cup 2026

Andorra 1-3 Serbia
Latvia 0-5 England

The post Serbia kalon testin Andorra dhe vjen -1 nga Shqipëria: Anglia kualifikohet zyrtarisht appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: