(VIDEO) Anglia siguron Botërorin, Serbia fiton ndaj Andorës me autogol dhe penallti skandaloze

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërsa Shqipëria luante miqësore me Jordaninë, sot janë luajtur dy ndeshje të Grupit K të kualifikuesve të Botërorit ku ajo bën pjesë.

Anglia, me një fitore 5-0 ndaj Letonisë, ka siguruar vendin e parë në grup edhe matematikisht, duke u bërë ekipi i parë i zonës së Europës që siguron biletën për në Botërorin 2026.

Ndërkohë, ndeshja që i interesonte më shumë Shqipërisë ishte ajo në Andorra ku vendasit përballeshin me Serbinë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh, por vetëm 2 minuta më vonë shifrat u barazuan falë një autogoli të çuditshëm të Garsia i cili la të shtangur edhe portierin e vet.

Vlahoviç përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa fitorja përfundimtare 3-1 erdhi me penallti skandaloze të dhënë në dëm të vendasve, pas një simulimi të Mitroviç pas një ndërhyrje po të Garsia i cili më pas ekzekutoi nga pika e bardhë.

Kësisoj, Serbia i afrohet me 1 pikë Shqipërisë, duke u kthyer përsëri kërcënuese për kuqezinjtë në rrugëtimin drejt play-off.

REZULATTET 

LETONI-ANGLI 0-5
26′ Gordon, 44′, 45’+3′ (p) Kejn, 59′ (ag) Tonisevs, 86′ Eze

ANDORRA-SERBI 1-3
17′ Lopez / 19 (ag) Garsia, 54′ Vlahoviç, 77′ (p) Mitroviç

Goli i Lopez (VIDEO)

Autogoli i Garsia (VIDEO)

Goli i Vlahoviç (VIDEO)

Goli i Mitroviç (VIDEO)

gijotina.com/

The post (VIDEO) Anglia siguron Botërorin, Serbia fiton ndaj Andorës me autogol dhe penallti skandaloze appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: