I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar sot një 30-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë. I arrestuari është Kristjan Kurti, 30 vjeç. Kurti ishte shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

The post I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: