Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas Vilma Premtit që u emërua në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar edhe një zëvendësministër tjetër.
Elona Hoxha zëvendëson Klajd Karametën te Ministria e Drejtësisë, mëson Lapsi.al
Hoxha deri më tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Drejtorisë së Pёrgjithshme të Politikave nё Fushёn e Drejtёsisё dhe Antikorrupsionit.
Një ditë më parë ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi edhe drejtorin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Indrit Doda. ©LAPSI.al
The post Ndryshime te Drejtësia, emërohet zëvendësministre Elona Hoxha appeared first on Lapsi.al.
