Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

Në mbrëmje shtim të vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit për ditën e mërkurë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: