Akuzohet se dhunoi policin në stadium, arrestohet portieri i “Tërbunit”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Kukësit ka arrestuar një shtetas B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe portieri i skuadrës së futbollit “Tërbuni”, pas një incidenti të ndodhur në përfundim të ndeshjes “Kukës-Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”.

Sipas policisë, 22-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Bashkisë Kukës, për motive të dobëta.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Akuzohet se dhunoi policin në stadium, arrestohet portieri i “Tërbunit” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: