Gjykata Kushtetuese i ndërpret mandatin gjyqtares Sonila Bejtja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi i Kushtetueses i hap rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e Bejtjas.

Pas gjykimit të kërkesës së Presidencës u vendos që për përcaktimin e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjatë periudhes tranzitore, prevalon parimi i përtëritjes se pjesshme te Gjykatës.

Në të ardhmen do të prevalojë parimi i paprekshmerisë së mandatit 9-vjeçar, siç parashikohet nga Kushtetuta, por për rastet aktuale të ndërthurura me fazën e rindërtimit institucional, prevalon nevoja për përputhje me kalendarin kushtetues të përteritjes së anëtarëve.

Në bazë të këtij parimi, Gjykata Kushtetuese ripërtërihet me 3 anëtarë të rinj në 2025.

The post Gjykata Kushtetuese i ndërpret mandatin gjyqtares Sonila Bejtja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: