Marash Logu reagim të fortë pas vendimit për Sonila Bejtjan: “Gjykata Kushtetuese vrau pavarësinë me duart e saj”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Avokati Marash Logu, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Sipas tij, ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm që minon themelet e pavarësisë së kësaj gjykate.

“Precedenti i sotëm zhvesh gjyqtarët kushtetues nga garancia e paprekshmërisë së mandatit të tyre, duke vendosur kontrollin e organeve të emërtesës ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarëve,” u shpreh Logu në reagimin e tij zyrtar.

Ai shtoi se vendimi i hap rrugën ndërhyrjeve politike, duke i dhënë Presidentit, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë mundësinë të ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe vendimmarrjet e gjyqtarëve kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese vrau sot me duart e saj pavarësinë, paanshmërinë, integritetin dhe profesionalizmin, duke u shndërruar përfundimisht në Gjykatën e Partisë,” theksoi Logu, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionin për varësi politike.

Ky reagim vjen pas debateve të shumta lidhur me interpretimin e mandateve të gjyqtarëve kushtetues dhe kompetencat e institucioneve që i emërojnë ata.

The post Marash Logu reagim të fortë pas vendimit për Sonila Bejtjan: “Gjykata Kushtetuese vrau pavarësinë me duart e saj” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: