SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut bosit të ndërtimit dhe medias.

Burime bëjnë me dije se ky hetim lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak.

Ky operacion vijon, ndërsa kontrolle përfshijnë edhe disa zyrtar dhe ish zyrtar të vendit.

The post SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: