Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze mbi situatën demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet.

Vokshi theksoi se parlamenti i ri nuk funksionon, pasi shumica ka refuzuar debatet mbi çështje me rëndësi kombëtare dhe europiane, si programi qeverisës 4-vjeçar, interpelancat urgjente dhe raportet e institucioneve të pavarura, duke mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve për t’u informuar.

Vokshi paralajmëroi gjithashtu për rritjen alarmante të pastrimit të parave kriminale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke cituar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit 2025, sipas të cilit fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë shqiptare, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme.

Vokshi nënvizoi se kjo nuk është një çështje vetëm për Shqipërinë, por një rrezik rajonal dhe europian, pasi këto fonde mund të ndikojnë në ekonomitë e vendeve të tjera të BE-së.Në përfundim, deputetja Vokshi paralajmëroi se Shqipëria po shkon drejt autokracisë, me rrezikun e ikjes së trurit dhe humbjes së demokracisë, dhe kërkoi nga PPE të ndërmarrë veprime urgjente për të mbrojtur institucionet demokratike dhe funksionimin e shtetit ligjor në vend.

The post Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: