Grykësia e Ramës, do t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gazment Bardhi ka reagauar ashpër pas tentativës së kryeministrit Edi Rama, i cili përmes Taulant Ballës kërkon që opozitës t’i rrëmbehet edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, bashkëlidhur edhe kërkesën për depozitimin e projektligjit, mazhoranca kërkon që t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit.

Sipas Bardhit, Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër, që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Për Grupin Parlamentar të PD, thekson Bardhi, ky është një regres i papranueshëm në hapësirën dhe rolin institucional që ka opozita në Kuvend dhe në procesin e integrimit.

‘Procesi i integrimit europian duhet të mbetet gjithëpërfshirës dhe demokratik. Çdo përpjekje për ta kthyer në pronë personale është një hap prapa për vendin dhe nuk i shërben aspiratës së përbashkët për anëtarësim në BE’, shprehet Bardhi.

The post Grykësia e Ramës, do t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: