LAJM I FUNDIT/ Bie zjarr në një hotel në zonën e “Don Bosko” në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post LAJM I FUNDIT/ Bie zjarr në një hotel në zonën e “Don Bosko” në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: