Rama komenton protestën për ish-komandantët e UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Edhe pse nuk mori pjesë në protestën që mbështet ish-komandantët e UÇK të burgosur në Hagë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në facebook lidhur me të.

Ai ka shpërndarë një video nga sheshi “Skënderbej”, teksa duken një numër i lartë protestuesish nga Kosova dhe Shqipëria, të veshur kuq e zi dhe me simbole të UÇK-së.

Bashkangjitur me videon, Rama shkruan: “Zemra plot”.

 

Vieë this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Një ditë më parë, Rama pati një fërkim me Vetëvendosjen e Albin Kurtin i cili i kujtoi vitin 2015, kur Rama udhëtonte me urgjencë në Prishtinë për t’i bindur ish-komandantët të votonin ngritjen e gjykatës speciale që sot i mban në burg.

The post Rama komenton protestën për ish-komandantët e UÇK-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: