(VIDEO) Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, në protestën në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, e shoqëron Taulant Balla

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte sot pjesë e protestës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, e organizuar në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

I veshur me simbolet e UÇK-së, Endrit Thaçi u shfaq në mesin e protestuesve, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, një prej zyrtarëve të lartë të mazhorancës që ka shprehur publikisht mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Protesta në Tiranë u organizua si shprehje solidariteti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë prej vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Kosovë.

Pjesëmarrja e djalit të ish-presidentit në protestë shihet si një mesazh i fortë simbolik në një moment kur procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij ka hyrë në një fazë vendimtare.

The post (VIDEO) Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, në protestën në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, e shoqëron Taulant Balla appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: