Zjarr në një hotel në “Don Bosko”, evakuohen klientët – dyshohet defekt elektrik në lavanderi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme, në një hotel në rrugën “Don Bosko” në Tiranë ka rënë zjarr, i cili dyshohet se ka shpërthyer për shkak të një defekti elektrik në ambientin e lavanderisë në katin e parë.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë evakuimin e personave brenda godinës dhe arritën të fiknin flakët në kohë, duke shmangur përhapjen e tyre.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.

The post Zjarr në një hotel në “Don Bosko”, evakuohen klientët – dyshohet defekt elektrik në lavanderi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: