Merr flakë kati i parë i një hoteli në Don Bosko, evakuohen personat që ndodheshin brenda

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kati i parë i një hoteli në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.

gijotina.com/

The post Merr flakë kati i parë i një hoteli në Don Bosko, evakuohen personat që ndodheshin brenda appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: